Tashmë shumica e qytetarëve dhe artistëve janë future brenda Teatrit, së bashku me kryedemokratin Basha.

Ndërkohë që në një hyrje tjetër të godinës, një qytetar ka rënë në pishinën e zbrasur të Teatrit Kombëtar. Dyshohet se është shtyrë nga një punonjës i policisë.
Atij i është dhënë ndihma e parë nga artistët dhe nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, deri në mbërritjen e ambulancës.
Kreu i PD-së e ka quajtur rezistencen e sotme të qytetarëve një fitore të artistëve dhe një frymëzim për vetë demokratët, dhe kauzën e tyre për rrëzimin e kësaj qeverie.













