Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka kthyer sërish në shkollë Drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj.
Vendimi u mor për mungesë të theksuar profesionalizmi. Gokaj ka rezultuar korrekt dy kriteret e tjera atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, por çka e penalizion është profesionalizmi i tij.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës. Kështu, KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.












