Artistët janë përfshirë emocionalisht, pasi mbrojtja e godinës së Teatrit Kombëtar është për ta më shumë sesa thjesht një detyrë apo mision.
Neritan Liçaj ka qënë një ndër aktorët i cili ka luftuar fort për ta mbrojtur këtë godinë me vlera historike, shpehsherë është detyruar të përdorë gjuhë të ashpër dhe të dalë kundër të gjithëve.
Ditën e sotme, ai mori vëmendje të madhe, përsa i përket reagimit që bëri ndaj kësaj godine. Në rrjet qarkullojnë pamje të tij, kur përlotet teksa qëndron i vetëm para policëve.












