Artistët vendosën të ngujohen brenda në godinën e Teatrit Kombetar, por mesa duket të tjerë kërkojnë tua bejne më të vështirë rezistencën e tyre, ne menyre qe të dorëzohen.
Ndërsa artistë e qytetarë janë ngujuar në ambjetet e Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar shembjen e godinës,në ambjentet e Teatrit është ndërprerë energjia elektrike.
Artistët kanë ndezur dritat e celularëve ndërsa salla është në terr.Ata apelojnë qytetarët të mblidhen para teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës.
Ndërkohë, nëpërmjet disa fotove, ju tregojmë rezistencën e sotme të qytetarëve, artistëve dhe ish-deputetëve të opozitës, të cilët janë shprehur se do ta mbrojnë këtë vlerë historike deri në fund.






















