Dy persona janë shpëtuar fatmirësisht nga mbytja në Vlorë. Policia kufitare në bashkëpunim me rojen bregdetare të Vlorës i kanë shpëtuar dy personat të cilët gjendeshin në një gomone.
Raportohet se gomones “Stuhia 1375” i shte prishur timoni dhe për këtë arsye kishte lëshuar sinjalin SOS. Defekti dhe sinjali SOS janë dhënë në brigjet e Vlorës në afërsi të ishullit të Sazanit.
Policia mori në pyetje dy shtetasit që ndodheshin në gomone dhe po hetohet dokumentacioni i mjetit lundrues, si dhe arsyeja përse gomonia ka shkuar deri në atë zonë.











