Kanë mbërritur në Tiranë një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.
Prokurorët belg do të zhvillojnë takim me grupin që po heton dosjen në fjalë ndërkohë që vizita është mbajtur e fshehur nga autoritetet shqiptare.
Ndërkohë mësohet se dhe kryedemokrati Lulzim Basha do te pyetet rrety asaj që ka dijeni lidhur me mjetin e ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës ku u gjetën 3.5 milionë euro. Konkretisht ai do te pyetet te enjten.
Nderkohe, prokuroret belge mesohet se do të pyesin personalisht 4 të arrestuarit, Edi dhe Klevi Liken, Alban Mollaymeri dhe Agim Cekan. Prokurorët belg kanë kërkuar që të mbahet larg media nga ky hetim.











