• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Analiza/ Koalicione të reja në Kosovë pas ikjes së Haradinajt

droni by droni
21 July, 2019
in Politika
0
Analiza/ Koalicione të reja në Kosovë pas ikjes së Haradinajt
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga momenti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, disa nga partitë politike kanë paralajmëruar mundësinë e fillimit të negociatave për krijimin e koalicioneve, si formë e përgatitjes për të marrë pushtetin pas zgjedhjeve. Analistë të çështjeve politike në Kosovë japin mendime të ndryshme sa u përket koalicioneve të mundshme për zgjedhjet e parakohshme eventuale.

Armend Muja, analist politik, thotë për “Radio Evropa e Lirë” se skena politike në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se vështirë se mund të parashikohen koalicionet mes partive politike në zgjedhjet eventuale.

Megjithatë, sipas, tij, qëndrimet e partive politike për çështjet e rëndësishme për Kosovën, siç është dialogu me Serbinë, mund të determinojnë edhe caktimin e koalicioneve të mundshme midis partive politike.

Deri më tani, një pretendim për koalicion ka shfaqur Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka ftuar Lidhjen Demokratike për koordinim të forcave, duke besuar se vendi tashmë po shkon në zgjedhje.
Kurse, partitë që aktualisht janë në koalicionin e qeverisë së dorëhequr, kanë preferuar të heshtin, duke pritur epilogun e këtyre zhvillimeve.

Por, nisur nga çështjet kryesore politike, përfshi edhe rrafshin ndërkombëtar, sipas analistit Armend Muja, koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është vështirë të bëhet realitet.

Sipas tij, partitë politike të cilat kanë qenë pjesë e qeverisë në dorëheqje do të jenë të përfaqësuara ndoshta me ndihmën e aktorëve të jashtëm që të bëjnë një marrëveshje më të madhe.
“Nuk mendoj që partitë politike do të nënshkruajnë marrëveshje parazgjedhore këtë herë, për faktin se marrëveshjet parazgjedhore po i bëjnë partitë politike dhe skenën politike të paparashikueshme, prandaj unë mendoj se ka një trend tjetër, do të ketë koalicione të partive politike të mëdha me parti të vogla”, – thekson Muja.

Në anën tjetër, Taulant Kryeziu, analist i çështjeve politike e sheh si të mundshëm deri më tani, koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, partitë e mëdha janë më afër të bëjnë koalicione parazgjedhore sesa pas zgjedhore.

“Në pikën e dialogut ka një bashkë-dyzim të koncepteve dhe qasjes në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, unë shoh që këto parti mund të ishin më të afërta të krijojnë një koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor. Këto pastaj janë kalkulime politike që është vështirë sot t’i dimë me saktësi, pasi që është me rendësi se kush do t’i prijë LDK-së pas konfirmimit të liderit të ri të saj”, – thotë Kryeziu.
Për një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet këtyre dy partive politike më të mëdha opozitare ka folur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm, jemi në komunikim të përhershëm me LDK dhe në ditë e javët në vijim në do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës”, – ka thënë Kurti.
Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkohë nuk është deklaruar për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjë parti vetëm se kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Pas dorëheqjes së Haradinajt, Isa Mustafa tha se ”LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh.

Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, kanë hyrë në mocione mosbesimi dhe janë detyruar të dorëhiqen duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore. /REL

Tags: Haradinajkurtimustafa
Previous Post

Shehi: Rama dhe Basha të ulen në tryezë me garanci të ndërkombëtarëve

Next Post

Horoskopi, 22 korrik 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 11 Prill 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 22 korrik 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.