Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për thirrjen nga Gjykata Speciale e Hagës të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, por eshte mjaftuar me kaq, duke mos e përmendur fare ish-kryeministrin.
Rama nuk flet për dorëheqjen por thotë se këto ftesa nga Haga janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në naën e duhur të historisë.
“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë🇦🇱🦅🇽🇰”, shkruan Rama në Twitter.












