Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk janë tërhequr nga plani për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar, godinë e cila mbart vlera kulturore si dhe konsiderohet si trashëgimi.
Gjatë 24-orëve të fundit, Alenca për Teatrin njoftoi se Ministria e Kulturës kishte dhënë urdhër për zbrasjen e godinës, akte të cilat sipas burimeve të fundit, janë realizuar.
Teatri në pamjet që DRONI.al siguron është boshatisur, ku shihen qartë se është hequr billboard-i mës dy godinave, çdogjë afër godinës është sekuestruar ndërsa më herët në fotot e mëparshme, u vunë re dhe materiale të mbledhura nga punëtorët të cilat po ngarkoheshin në automjet.


Kjo lëvizje ka vënë në gatishmëri artistët të cilët mbrëmjen e djeshme e kaluan pranë godinës, ndërsa janë shprehur të gatshëm për ta mbrojtur deri në fund. Kujtojmë se aleanca për mbrojtjen e teatrit, është një lëvizje qytetarësh, artistësh, art dashës, të cilët I kanë rezistuar çdo lloj presioni, provokimi, ndërhyrje ndaj godinës së Teatrit Kombëtar, rezistencë e cila e kaloi një vit e pak./DRONI.al












