Lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, policia ka arrestuar vetëm një 16-vjecar nën akuzën e përdhunimit në grup.
Burimet nga policia janë të rezervurara, dhe shumë detaje janë mësuar nepermjet mediave dhe dëshmive të njerëzve pranë vendit të ngjarjes.
8-vjeçarja u përdhunua nga djem të moshës 15-17 vjec. Mësohet se ata e kanë marrë të miturën dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës ku edhe kanë kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Sipas burimeve vajza është gjetur e lidhur nga mësuesit e shkollës në katin e katërt, dhe më pas ka rrëfyer gjithçka.
Skandali bëhet edhe më i madh pasi policia që drejtohet nga Sandër Lleshi e ka mbajtur të fshehur këtë krim horror prej më shumë se 3 javësh edhe pse vetë ka nisur hetimet që kur është raportuar ngjarja.
(vijon…)












