Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Arsye e këtij vendimi ka thënë se ka marrë thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Speciale si i dyshuar.
“Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem nga Gjykata Speciale. Kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe ndaj kam marrë këtë vendim”, tha midis të tjerash Haradinaj përpara gazetarëve.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2387203418182020?sfns=cl











