Gjykata e Durrësit nuk ka miratuar kërkesën e kandidates për bashkinë e Durrësit nga radhët e PS, Valbona Sako, për konfirmimin e mandatit.
Kjo e fundit fitoi zgjedhjet në votimet e 30 qershorit përballë rivales nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollari.
Seanca ka përfunduar vetëm pak minuta më parë. Argumenti i Gjykatës ka qenë se zgjedhjet janë të paligjshme. Kjo për shkak se sipas trupës gjykuese, Bindja Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit në shkelje me afatet ligjore.
Ky është rasti i parë në këto zgjedhje kur një Gjykatë vendos të mos mandatojë kryetarin e ri të një bashkie. PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë. Nëse vendimi mbetet në fuqi, zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit do të ribëhen.
Ja vendimi i gjykatës













