Dy persona mbrëmjen e djeshme humben jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Të dyja ngjarjet ndodhën në në Vlorë në harkun e pak orë orëve. Viktimat janë një elektriçist dhe një qytetar.
Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” ku shtetasi P. H., 56 vjeç, punonjës i OSHEE Vlorë, duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë rreth orës 21:10, 63-vjeçari N. L., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyjave ngjarjeve.











