• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Konkluzioni i tre raporteve”, Tabaku: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit

droni by droni
13 July, 2019
in Kryesore, Politika
0
“Konkluzioni i tre raporteve”, Tabaku: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja Jorida Tabaku sërish ka bërë një pasqyrim të situatës politike në vend, duke hedhur dhe vemendjen tek situata ekonomike, e cila po rëndohet.

Referuar raporteve të DASH, FMN dhe BE, Tabaku tha se Shqipëria është vendi me shkallën më të lartë të korrupsionit në Ballkan.

Përgjegjës për këtë, ajo tha se është qeveria Rama dhe se PD nuk do bëjë asnjë hap pas pas deri në largimni e tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit;Vuan nga varfëria e shtuar dhe papunësia e rritur, Ekonomia lëngon sepse vendi nuk është aspak tërheqës për investimet e huaja!

Ky është konkluzioni i 3 raporteve të njëpasnjëshme këto ditë nga Departamenti i Shtetit,Nga FMN dhe nga BE lidhur me krizën që po kalon vendi.

Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të Klimës së Investimeve për vitin 2019 publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Qeveria është kthyer në një gjobëvënës të madh karshi sipërmarrësve të huaj. Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë cka nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën,” konstaton Departamenti i Shtetit në raport.

Vendi lëngon në thatësirën ekonomike dhe të investimeve të huaja, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga varfëria dhe papunësia është rritur.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj.

Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste.

Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë.

Raporti citon problemet me të cilat përballet Shqipëria me projektet PPP që e janë të pastudiuara dhe të pakonsultuara.

Një tjetër çështje e rëndësishme është edhe e drejta e pronës, raporti vlerëson se pronarët nuk marrin pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist.

Është rasti i vetëm në botë ku shumë prej investorëve amerikanë janë larguar nga Shqipëria si pasojë e këtyre problemeve jetike.

Raporti i FMN evidenton problemin kyç të ekonomisë sonë gjatë qeverisjes Rama, mungesën totale të një plani dhe vizioni ekonomik.

Të dhënat e paraqitura nga FMN tregojnë se gjatë intervalit 2015-2019 mosha e re ka rënë me 0,6% ndërsa mosha e tretë është rritur me 12%. Kjo vjen si pasojë e rritjes së numrit të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria.

Një vend që plaket, që varfërohet nga të rinjtë, që nuk ka një vizion ekonomik dhe që zhytet më thellë në gropën e korrupsionit ka prodhuar një ekonomi të dobët pa mundësi reale punësimi dhe mirëqenie. Prej 6 vitesh me radhë, të vetmet investime të huaja janë ato të tashëguara nga qeverisja demokratike.

Situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vetēm falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune.

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur.

Për Partinë Demokratike sfida jonë e parë për ekonominë e lirë dhe konkurencën e ndershme është lufta kundër monopolove, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.

Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anulluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes.

Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë.

Ne do të angazhohemi në uljen e burokracisë dhe lehtësimit të procedurave sipërmarrëse. Në betejën për të siguruar punësim me paga dinjitoze ne do të luftojmë për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore. Partia Demokratike do të luftojë për cdo investitor të huaj e për cdo vend të ri pune!

Sot ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin, vjedhjen e zgjedhjeve, rënien ekonomike dhe mbylljen e bizneseve. Ai është Edi Rama!

Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës.

Ne, nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të luftuar tiraninë dhe autokracinë. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të rikthyer tregun e lirë dhe iniciativën e lirë në duart e shqiptarëve.

Nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

Tags: deklaratejorida tabakuPDreagim
Previous Post

Nuk pritej! Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në eventin e madh në New York

Next Post

DETAJE/I bënin shantazh me foto intime një femre, pranga dy burrave në Fier

droni

droni

Next Post
Fier, vidhte paratë e kontributeve të qytetarëve, arrestohet ish-përgjegjësi i sigurimeve shoqërore

DETAJE/I bënin shantazh me foto intime një femre, pranga dy burrave në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.