Një burrë 46 vjeç në Mirditë u arrestua nga policia, pasi kërcënoi gruan e tij se do ta vriste. A.SH. kishte armë dhe municione, kallashnikov dhe municion luftarak në shtëpi, të cilat iu sekustruan nga Policia.
46-vjeçarii ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve. Gruaja, ka njoftuar policinë pas dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj, dhunë fizike dhe psikologjike.
Burri kërcënonte se do ta vriste gruan, skena të dhunshme në prani të fëmijëve të cilët janë terrorizuar nga dhunë e vazhdueshme.
Shërbimet e Policisë shkuan në banesën e A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak
AI do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.












