Ish-deputetja Grida Duma është fotografuar pranë princ Lekës dhe princeshë Elias teksa ishin prezentë në festivalin ‘Vox baroque’, i cili u mbajt ditën e djeshme ku artistë dhuruan performanca si në mesjetë.
Ka qënë Duma ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga evenimenti, teksa ishte e veshur një fustan të gjelbër dhe e kuruar në detaje.
“Një mbrëmje e veçantë nën kujdesin e fisëm të Princit Leka dhe Elias, të cilët me mirëpritjen dhe fisnikërinë e tyre, surprizuan të ftuar nga familjet e mëdha të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës, ndërsa prezantuan Shqipërinë si një vend i bekuar! Falenderime të përzemërta për gjithçka bëjnë me dedikim për Shqipërinë si rrallëkush mund të bëjë”, shkruan ish-deputetja.












