Janë pezulluar nga detyra dy zyrtarë pas gjetjes së një arsenali armësh në Elbasan.
Mësohet se nga detyra është pezulluar shefi i Krimeve në Cërrik, Albion Xhitozi, pasi dyshohet se dha informacion për zbulimin e arsenalit të armëve në Elbasan.
Xhitozi, dyshohet se ka nxjerrë foto të armëve të sekuestruara.
Gjithashtu është pezulluar edhe shefi i Komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj. Edhe Semanaj dyshohet se ka nxjerrë foto të armëve të sekuestruara.
Por këta të dy nuk janë të vemtit e pezulluar pasi sot në mëngjes janë larguar përkohësisht nga detyra dhe dy ofiecërët Edi Gjyli dhe Eduart Hasanaj. Të katërt oficerët e Policisë akuzohen se kanë nxjerrë inforamcionin sekret për depon e armëve që u gjetën në 1 korrik në aksin Elbasan-Paper.












