Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro.
Mësohet se performanca e ulët dhe mosrealizimi i objektivave kanë qenë ndër shkaqet e pezullimit nga detyra të Duros.
Duro u emërua në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve vetëm 3 muaj më parë, duke zëvendësuar Vasilika Vjeron.












