Persida Asllani, drejtuesja e Bibliotekës Kombëtare, është liruar nga detyra. Ky vendim është miratuar në mbledhjen e fundit nga KM.
Pak më përpara është miratuar edhe lirimin nga detyra të kreut të Tatimeve, Enton Duro. Persida Asllani qëndroi në detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit.
Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.












