• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryebashkiakja nuk ndalet, letër KQZ-së: Dua filmimet e çdo QV-je, brenda 10 ditësh

droni by droni
10 July, 2019
in Politika
0
A do ta lirojë zyrën Kryebashkiakja e Shkodrës? Shikoni përgjigjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë në Shkodër, Voltana Ademi është kthyer në një ndër zërat më të fuqishëm kundërshtues lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Fakti që këto zgjedhje janë mbajtur në kundërshtim me vendimin e dekretit të presidentit, ka detyruar Ademin të marrë të gjitha masat për ti dhënë zgjidhjen e merituar bashkisë të cilën ajo e drejton.

Së fundmi ajoi ka dërguar një letër KQZ-së ku kërkon prej tyre filmimet e çdo kamere të çdo qendre votimi për të riparë numërimin e votave që është bërë.

Ademi bazohet në raportin paraprak të KQZ-së, ku ka pasur mospërputhje mes numrit të votuesve dhe votave të publikuara dhe shkruan se ka të drejtë të informohet.

Kryebashkiakja e Shkodrës thekson më tej se këto informacione i kërkon brenda 10 ditëve, pasi si një qytetare e Bashkisë së Shkodrës ak të drejtë të informohet.

Letra e Voltana Ademit

KËRKESË PËR INFORMACION DREJTUAR KOMISIONI QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Kërkesë për Informacion

Lënda: Kërkesë për informacion lidhur me materitalet zgjedhore të votimeve të 30 qershorit 2019

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,

  1. Klement ZGURI
  2. Denar BIBA

z, Bledar SKËNDERI

  1. Rezarta Bitri

Të nderuar,

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka nxjerrë akoma edhe sot. më datë 10 korrik 2019 të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave për Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) në territorin e Bashkisë Shkodër, përkatësisht në ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.

Referuar tabelës së publikuar në faqen zyrtare ëeb të KQZ http://cec.org.al/ëp-content/uploads/2019/07/Pjesemarrja_-ora-19-00.pdf, rezulton se në Bashkinë Shkodër kanë marrë pjesë në votim më 30 Qershor, 15913 votues. Referuar përsëri të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ http://cec.org.al/informacion_paraprak_2019rezulton se numri i votuesve të kandidatit të vetëm është 16534. Sikurse shihet ka një mospërputhje prej 621 votuesish për kandidatin më shumë se sa vetë pjesëmarrja në total e votuesve!!!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ketë mospërputhje të tillë masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti ashtu sikurse rezulton sot.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë proces të administruar nga KQZ që publikut, çdo qytetari të Shkodrës t’i mohohet e drejta për t’u njohur me rezultatet e pjesëmarrjes për çdo qendër votimi, sipas Zonave të Administrimit Zgjedhor, të dhëna që, të përditësuara orë pas orë, duhej të ishin publike.

Në kushtet e mohimit të pranisë së opozitës në administrimin e procesit të votimeve të 30 Qershorit, në kushtet e mohimit të përfaqësimit me anëtarë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, sikurse Kodi Zgjedhor përcakton;

  • Në vijim të konstatimeve të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se administrata zgjedhore e paekuilibruar politikisht, cënon besimin e publikut tek procesi dhe ngre shqetësim të thellë mbi paanshmërinë dhe besueshmërinë e të gjitha komisioneve të të gjitha niveleve;
  • Në vijim të konstatimit të Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në vendimin e përbërjes së niveleve të ulëta të administrimit zgjedhor, KQZ-ja e zbatoi ligjin në mënyrë që tregonte njëanshmëri;
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se në rreth 10 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, zgjedhësit nuk e shënjuan fletën e tyre të votimit gjithmonë në mënyrë të fshehtë.
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se gjatë numërimit, pjesa ballore e fletës së votimit nuk u ekspozua gjithmonë në kamera.
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se sa i përket verifikimit të materialeve zgjedhore, procesverbalet e mbylljes së votimit nuk u gjetën gjithmonë brenda kutisë së votimit.
  • Në vijim të konstatimit Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR se kopje të tabelës së rezultateve për qendrat e votimit nuk iu dhanë vëzhguesve.
  • Në funksion të transparencës së plotë dhe besimit në integritetin e procesit dhe rezultateve të votimeve të datës 30 Qershor 2019, që janë realizuar me shpenzime të mbuluara nga Buxheti i Shtetit;

Unë ju drejtohem si qytetare e Bashkisë së Shkodrës, e cila ka përgjegjësinë, njëkohësisht, të drejtimit dhe administrimit të kësaj Bashkie.

Në mbështetje të neneve 4, 5, 6 e vijuese të Kodit të Procedurave Administrative, neneve 3 dhe 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, që nuk i trajton dokumentet e procesit zgjedhor si “sekret shtetëror” dhe transparencën e ka element kyç për një proces të rregullt zgjedhor,

KËRKOJ:

Të më vihen në dispozicion, në kohë sa më të shpejtë të mundshme, por jo më vonë se afati ligjor 10 ditor, dokumentacioni dhe materialet zgjedhore si më poshtë:

  1. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për Bashkinë Shkodër nga KQZ-ja, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
  2. Kopje e vërtetuar e Tabelave Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore të Bashkisë Shkodër nga Komisionet Zonale të Adminsitrimit zgjedhor, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
  3. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
  4. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për çdo qendër votimi, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
  5. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe përkatësisht nga KZAZ 2, KZAZ 3, KZAZ 4, KZAZ 5, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
  6. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
  7. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambjenteve të brendshme të KZAZ-ve.

Kërkesa për informacion bazohet në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Lutemi të më njoftoni nëse për marrjen e informacionit në formatin e vlerësuar si të përshtatshëm nga ana juaj, duhet të parapaguhet tarifa e shërbimit, duke caktuar edhe vlerën totale të saj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mbetem në pritje të përgjigjes tuaj,

Me respekt

Voltana Ademi

Tags: kerkesekqzletervoltana ademi
Previous Post

EMRI/Vrasja e Ibrahim Bashës në Lazarat, ekstradohet autori nga SHBA

Next Post

Edhe Zaevit i zbulohen telefonatat, zbardhen bisedat e rëndësishme, mes tyre dhe çështja Kosovë-Serbi

droni

droni

Next Post
Bomba tjetër e Zaev: Miqtë e Ahmetit, Thacit dhe Osmanit të përfshirë në krime

Edhe Zaevit i zbulohen telefonatat, zbardhen bisedat e rëndësishme, mes tyre dhe çështja Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.