Automjeti i ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murashit”, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë.
Ndërkohë sipas burimeve, bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi i “Benz”, Besnik Gora 25 vjeç, dhe dy shtetas rusë, burrë e grua, Nikhain Kruchinina 35 vjeç dhe Darja Igor Kruchinina 35 vjeçe.
Drejtuesi i makinës ka pësuar një frakturë, po ashtu edhe diplomati, ndërsa bashkëshortja e tij ka dëmtime në gjoks.
Nuk dihet ende nëse në automjet ka qenë edhe ambasadori rus, Aleksandër Karpushin.












