Pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Parlament, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e konsideron kreun e qeverisë si të sëmurë, duke shtuar se ai ka nevojë për kurim.
“Kur ngatërron spitalin me qeverinë!! Ka thjesht nje te sëmurë çakërdisur, te lene pas dore, pa asnje kurë dhe pa asnje trajtim, qe ka ngaterruar krevatin e spitalit dhe është ulur ne krye të qeverisë. Kurojeni sot se nesër do të hajë veten”, shkruan Vasili.












