Edhe aleati i Bashës, Nard Ndoka e ka një reagim të tij, pas zgjedhjeve të mbajtura në Greqi, ku Tsipras humbi ndjeshëm ndaj Mitsotakisit.
Ndoka duke analizuar zgjedhjet dhe duke e paralelizuar me rastin shqiptar, shkruan se Tsipras bëri një sjellje evropiane, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, vijon me sjellje anadollake, duke zhytur vendin në krizë e borxhe.
Sipas tij, ndryshe nga Tsipras, Rama manipulon zgjedhjet lokale, përjashton opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet.
“Tsipras sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake!
Tsipras e nxori vendin nga kriza, ndërsa Rama e zhyti vendin në krizë e borxhe.
Tsipras humbi zgjedhjet lokale, e çoi vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme. I humbet edhe ato. Dorëzon pushtetin dhe uron fituesin akoma pa u shpallur zyrtarisht rezultati.
Rama manipuloi zgjedhjet lokale, përjashtoi opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet. I ka shpallur luftë liderit të Opozitës dhe Presidentit të Republikës.
Kur nuk funksionon sistemi, kur nuk funksionon logjika politike, kur humbet ndjeshmëria politike e njerëzore, kur të errëson sytë pushteti, çfarë ndodh?”,-shkruan Ndoka.












