• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ademi letër ambasadorëve, bën publike kërkesën e saj pas zgjedhjeve: Liroj zyrën nëse krijohet…

droni by droni
8 July, 2019
in Politika
0
A do ta lirojë zyrën Kryebashkiakja e Shkodrës? Shikoni përgjigjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi iu ka nisur një letër të gjatë ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, ku iu shpjegon situatën e vendit pas zgjedhjeve të 30-Qershorit duke iu kërkuar ndihmë  për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë e gjatë politike dhe institucionale.

Ademi gjithashtu lë të kuptohet se lirimin e zyrës ajo do të bëjë më përjashtim te nje kushti, krijimin e një kimiisoni administrativ europian për zgjedhjet, duke treguar pra se duhet patur zgjedhje të vërteta.

“Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojme një komision Administrativ Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën dikaturën e pakicës së pakicës votuese”,-shkruan ajo në letër.

Letra e Ademit: 

E nderuara Znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë,
I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian,
I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë;
E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë,
I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretësisë së Bashkuar
I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë
I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë
I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës,

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ Ju shkruaj Shkelqesi të nderuar, Miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive që ne kemi ëndërruar dhe ndjekim si model për vendin tonë! Sot ne qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ekziston nje trysni dhe ankth i madh!

Me 30 qershor në metropolin e Veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së Djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij ato zhvillohen me datë13 tetor!

Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE/ODIHR që në raportin paraprak! Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate dolën 8% e qytetarve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre, pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin për të votuar, duke shkelur çdo princip të lirive të individit!

Me modesti pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës!
Shumica në Shkodër në vecanti dhe në Shqiperi në përgjithësi, ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar Ambasadorë,
Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standarteve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare, sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të Bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative.

Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjensitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi rryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penal. Fatkeqsisht, gjatë asaj ditë të kobshme, ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale por dhe tek çdo njeri me të drejtë vote, deri tek përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga Bashkia.

Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur proçedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proçes elektoral europian nuk bëhej fjalë!
Të nderuar ambasadorë!

Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit, pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendore.

Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar një herë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim që buron vetëm e nga vetë njerëzit!

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë! Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të të njëjtës parti me Kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cënuar rolin vendimmarrës në interes publik.

Situata aktuale e ajo që, larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë!

Të nderuar Ambasadorë,

Kthehem me trishtim të thellë tek realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e Bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e vet! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në një neodiktaurë! Ata e dinë mirë, e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre, vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar! Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit! Ne si qytet, jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia!

Sot, në 2019- ën nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën!

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojme një komision Administrativ Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën dikaturën e pakicës së pakicës votuese!

Për ketë, në emer të shoqatës së Bashkive të Shqiperisë ju kërkoj publikisht Ju, të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar!

Duke ju falenderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim
Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë së Shkodrës.

Tags: ambasadoreveletervoltana ademi
Previous Post

I nxehti përvëlues nuk zgjat shumë, mësoni kur ulen ndjeshëm temperaturat

Next Post

FOTO/Pamjet e fundit e nxjerrin zbuluar Bora Zemanin, kapet mat në shtëpinë e Donaldit

droni

droni

Next Post
FOTO/Pamjet e fundit e nxjerrin zbuluar Bora Zemanin, kapet mat në shtëpinë e Donaldit

FOTO/Pamjet e fundit e nxjerrin zbuluar Bora Zemanin, kapet mat në shtëpinë e Donaldit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.