Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka hapur garën për anëtarët jo gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Ata do të përbëjnë 1/5 e anëtarëve të Gjykatës.
Mbledhja e KLGJ-së vjen dy ditë pas letrës që presidenti Ilir Meta i dërgoi organit të KLGJ-së.
Permes letres, Meta kerkonte informacion shterues mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V”, mbi këtë çështje.
Kujtojmë se Gjykata e Larte ka mbetur vetem me dy anetare, nderkohe qe te tjeret nuk e kaluan Vetingun.












