Opozita e bashkuar ka njoftuar se do të vazhdojë aksionin e saj me protesta, ashtu sikurse e vijoi rezistencen e saj për disa muaj me radhë.
Një mesazh për të gjithë qytetarët ka ardhur nga lideri demokrat, Lulzim Basha, i cili përsërit thirrjen e tij për tu bashkuar dhe protestuar ndaj diktaturës.
“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk”,-shkruan Basha ne rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/473314776761570/











