Ka qene nje përplasje e madhe mes bandash ajo që ka tronditur qytetin e Kavajës mesditën e sotme.
Mwsohet se numri i të plagosurve nga shkëmbimit i zjarrit ka shkuar në shtatë, gjashtë nga të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas te dhenave të para mësohet se viktima, 50 vjeç është një kalimtar i pafajshëm, që është gjendur aty në momentin e përplasjes me armë mes dy grupeve.
Për këtë ngjarje janë ndaluar katër persona para xhamisë në qendër të qytetit, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











