Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një tjetër qytet i njohur per ngjarje kriminale per kohet e fundit.Një i ri është plagosur me thikë ditën e sotme në Shkodër, pas një sherri me një person.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku i riu i plagosur është identifikuar si Igli Pallosha 19 vjeç, është qëlluar me thikë në bark. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Personi i plagosur u dërgua menjëherë në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











