Një 17 vjeçar shqiptar është gjetur i mbytur në lumin Chiusella në provincën e Torinos.
Mediat italiane kanë publikuar dhe identitetin e tij. Viktima është Gesjan Muça, banues në komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali.
Muça së bashku me disa miq shqiptarë po kalonte një ditë pushimi në një zonë pranë lumit e cila prej një viti është e mbyllur për publikun.
Sipas hetimeve të para të ngjarjes, 17 vjeçari shqiptar gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve të lumit.












