Deputetja Rudina Hajdari ka gjetur pak kohë të ironizojë politikanët shqiptarë, pas urimeve të tyre për Ditën e Pavarësisë së Amerikës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se 4 korriku nuk ka gdhirë akoma në Amerikë.
“Janë zgjuar që me mëngjes për të uruar 4 Korrikun dhe ndërkohë 4 Korriku nuk ka gdhirë akoma në Amerikë. Komedia e këtyre 3 shokëve të Trump-it nuk ka mbarim,”-shkruan Hajdari.












