Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së Holandës nga Komisioni Europian për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Blok thotë se Komisioni Europian ka treguar se nuk ka bazë të mjaftueshme për rrëzimin e kërkesës sonë. Ndaj ai kërkon nga Shqipëria të vazhdojë të luftojë krimin dhe të rimarrë personat që kanë aplikuar për azil pa arsye.
Komisionin Europian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë. Vendimi u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.











