Një numer i madh votuesish të dielën nuk votuan, por dogjën votën e tyre duke bere shenime te cilat i shpallin të pavlefshme ato kur numërohen.
Vetëm në kryeqytet kishte 10 mijë të tilla, ndërsa shumë prej qytetarëve nuk kanë preferuar të bëhen pjesë e votimeve moniste.
Në fletët e votimit janë shkruar mesazhe drejtuar kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, pamjet e të cilave na i siguron ish-deputeti Edi Paloka, te postuara në rrjetet sociale.
“30 qershor…kur dhe qentë e rrugës të kanë kthyer shpinën”, shkruan Paloka, duke postuar foto të ndryshme.

















