• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat gjermane shkruajnë për 30-Qershorin: Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri

droni by droni
1 July, 2019
in Politika
0
Skandal/ Kamerat në qendër votimi vëzhgojnë për kë votohet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Media të ndryshme në botën gjermanishtfolëse i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjeve të zhvilluara të dielën më 30 qershor në Shqipëri.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri i kushton vëmendje në një artikull me titull “Zgjedhje pa kandidatë të opozitës”.

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie, shkruan FAZ. Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të bindnin Partinë Demokratike dhe kreun e saj të mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton që nga shkurti parlamentin dhe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur largimin e kryeministrit Rama, nënvizon gazeta gjermane, e cila hedh vështrimin edhe në gjendjen e paralizuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Grindja për zgjedhjet lokale në Shqipëri, bojkoti parlamentar i opozitës, si edhe procedura kundër presidentit Meta për shkarkimin nga posti  janë shenja të tjera të ashpërsimit të krizës kushtetuese që vazhdon prej muajsh në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese në vend është e paaftë për vendime prej afër një viti, sepse në rrjedhën e një procedimi të udhëzuar nga BE për verifikimin e prokurorëve dhe gjykatësve, shumica e gjykatësve kushtetues ose u shkarkua ose u dorëhoq….Komisioni Europian nga njëra anë e ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në drejtim të reformës në drejtësi, nga ana tjetër është përgjegjës jodrejtpërdrejt për faktin, që Shqipëria sot faktikisht nuk ka gjykim kushtetues dhe për këtë arsye nuk e përmbush dot një kusht thelbësor për hapjen formale të negociatave të anëtarësimit”, shkruan analisti i FAZ, Matthias Rüb.

Edhe gazeta austriake Der Standard i kushton vëmendje zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri. Në reportazhin me titull “Zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje në Shqipëri”, nënvizohet se në Shkodër në zgjedhjet lokale kishte vetëm një kandidat për të zgjedhur, në një kohë që opozita bojkotoi dhe shumë vetë qëndruan në shtëpi. “Zgjedhjet në Shqipëri janë para së gjithash demonstrim besnikërie për parti të caktuara, të cilat të mundësuar një punë në administratë.”

Shumë njerëz kanë humbur besimin tek të gjitha partitë në Shqipëri, shkruan korresponndetja e gazetës “Standard”, Adelheid Wölfl, e cila i ka ndjekur zhvillimet  e zgjedhjeve në Shkodër. “Të dielën pati grindje për rezultatin në të vërtetë më interesant: Pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje. Në fshatin Ngraç në kuti u gjend vetëm një letër votimi.”

Gazeta Süddeutsche Zeitung nën titullin “Zgjedhje nën tensione të larta”, thekson se opozita në Shqipëri proteston prej muajsh kundër qeverisë dhe kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Ajo akuzon qeverinë e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Ramën për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion. Kreu i shtetit Meta me dekret u përpoq të shtyjë zgjedhjet, me arsyetimin se atmosfera e ndezur e bën të pamundur një votë demokratike. Rama e shpalli Metën “jo kompetent” për anulimin e zgjedhjeve.”

Kurse agjencia gjermane e lajmeve, dpa thekson faktin, se në Shqipëri zgjedhjet lokale përfunduan pa incidente të mëdha. “Pjesëmarrja në zgjedhje ishte megjithatë e ulët”, shkruan dpa./DW

Tags: media gjermaneSHQIPERIZGJEDHJET
Previous Post

Mbytet pushuesi gjerman në Durrës

Next Post

Manipulimi me votat, kandidati i BD në Kurbin ankimon zgjedhjet

droni

droni

Next Post
Manipulimi me votat, kandidati i BD në Kurbin ankimon zgjedhjet

Manipulimi me votat, kandidati i BD në Kurbin ankimon zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.