Kryeministri Edi Rama është sërish falenderues ndaj të besuarëve të tij.
Një ditë pas zhvillimit të procesit zgjedhor kaq shumë të diskutuar muajt e fundit, kreu i qeverisë Edi Rama, ka një tjetër mesazh këtë mëngjes për të gjithë shqiptarët që e votuan.
Në Facebook ai ka postuar një kartë, ku shkruhet “faleminderit”, vizatuar dhe një zemër e kuqe nën të.

Ndoshta Kryeministri është më shumë falenderues për faktin se jo vetëm që i qëndruan besnikë, por shtuan votat për të “fryrë” me pjesëmarrje dhe votues fitoren e kandidatëve të tij.












