• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ZERI I AMERIKES/ Votimet ne Shqiperi ne nje situate te pazakonte

droni by droni
30 June, 2019
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/Opozita tallet me zgjedhjet moniste, ja si  ‘votojnë’ demokratët jashtë qendrës së votimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilirian Agolli

Në Shqipëri procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe këshillat e rinj bashkiak, i nisur në orën 07:00 ka vijuar qetësisht. Sipas Komizionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesmarrja deri në orën 11:00 ka qenë 12 përqind. Të dhënat mbi pjesmarrjen janë praktikisht sfida e këtyre zgjedhjeve për shumicën, kur rezultati mund të konsiderohet i ditur, duke qenë se kandidatët e saj nuk kanë rivalë në gati gjysmën e bashkive të vendit. Nga ana tjetër dhe opozita i ka kërkuar mbështetësve të saj që të “bojkotojnë një proces zgjedhor farsë”.

Duke ju përgjigjur thirrjes së mbrëmshme të kryetarit demokrat Lulzim Basha, sot, kryesisht në Tiranë, janë organizuar protesta paqësore pranë disa qendrave të votimit. Mbështetës të opozitës janë grumbulluar, duke kundërshtuar me thirrjet “Rama Ik” procesin e duke ironizuar me këngë të kohës së diktaturës zgjedhje të cilat sipas tyre janë të ngjashme me atë periudhë. Opozita ka denoncuar sipas saj, trysni të vazhdueshme që është ushtruar ndaj administratës për të marrë pjesë në votime.

Deri pak pas mesditës nuk janë shënuar incidente domethënëse, përjashtuar rastin e një personi që ka hyrë i armatosur në një qendër votimi në Sukth të Durrësit, duke marrë kutine e votimit e duke dëmtuar më pas material zgjedhore. Ai është arrestuar brenda një kohe të shpejtë nga policia.

Zgjedhjet vendore të radhës, mbahen në një situatë të pazakontë. Opozita e cila në muajin shkurt doli nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj, vendosi më pas dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore, duke e kthyer 30 qershorin në gati në një simbol të betejës së saj politike, për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Shumica e cila mbajti një pozicion të prerë që në fillim, duke deklaruar se nuk pranonte të negocionte mbi datën e zgjedhjeve, i qëndroi kësaj linje dhe pasi Presideti Ilir Meta anulloi 30 qershorin, ndërsa pak ditë më parë, caktoi dhe një datë të re, 13 tetor, si “data e vetme kushtetuese dhe ligjore e zgjedhjeve vendore”, siç u shpreh ai. Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk e morën në konsideratë dekretin e kreut të Shtetit për anullimin e datës, dhe vijuan me përgatitjet, ndërkohë që Kolegji Zgjedhor i dha më pas të drejtë, për vendimin e marrë.

Protestat shpesh të dhunshme të opozitës, rritën frikën e trazirave ndërsa drejtuesit e saj këmbëngulnin se nuk do të lejonin me çdo cmim mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Në një situatë ku tensioni sa vinte e rritej, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri me deklarata të njëpasnjëshme. Vetëm në vigjilje të zgjedhjeve, në kor, Shtetet e Bashkuara, Delegaconi i Bashkimit europian, OSBE-ja por ambasadat e vendeve të rëndësishme europiane, ishin në një linjë ndërsa dënonin aktet e dhunës, dhe kërkonin që të garantohet një proces i qetë zgjedhor, ku të respektohet e drejta e gjithkujt për të votuar.

Ditët e fundit, drejtuesit e opozitës i mëshuan thirjeve drejtuar qytetarëve që të mos marrin pjesë në votime. Ndërsa mbrëmë vonë, kryetari demokrat Lulzim Basha, në mesazhin e tij për qytetarët theksoi: “Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë dhe në sheshe! Sfidojeni regjimin kudo! Në mënyrë paqësore! Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë!”.

Zoti Basha foli për një proces antiligjor dhe antikushtetues, ndërsa shpjegoi dhe pozicionin e zgjedhur nga opozita. “Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura. Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!”, theksoi kryetari demokrat.

Të gjendur të vetëm dhe pa asnjë kundërshtar në thuajse gjysmën e bashkive, socialistët zhvilluan praktikisht më shumë një fushatë politike. Të paktën fjalimet e kryeministrit Edi Rama në takimet në mbarë vendin u zotëruan nga retorika kundër opozitës, sesa nga premtimet për vitet e ardhshme. Sot, pasi votoi së bashku me bashkëshorten, zoti Rama deklaroi se nga ky proces “është shumë i rëndësishëm mësimi historik që që kjo ditë do t’i japë të gjithëve. Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet, se sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe kush tenton t’i marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër sesa dështimi me turp”.

Janë mbi 3.5 milion shqiptarë të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve. Në të gjithë vendin janë 5417 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi gjatë ditës se qendrat e votimit ishin hapur në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Procesi i votimit po mbikqyret nga një mision ndërkombëtar vëzhguesish i udhëhequr nga ODIHR-i. Mbi 30 vëzhguesve afatgjatë, i janë bashkuar dhe 150 të tjerë të cilët po ndjekin gjatë ditës së sotme procesin e votimit dhe procedurat e numërimit.

Drejtuesja e misionit Audry Glover, e cila kishte zgjedhur të ndalej në një nga shkollat e kryeqytetit ku janë disa qendra votimi, u tërhoq, pasi një grup mbështetësish të opozitësh ishin grumbulluar para hyrjes së shkollës duke protestuar.

Tags: 30 qershorizgjedhje
Previous Post

FOTO/Kamera të vendosura mbi kutitë, ish-deputeti: Po monitorojnë se kanë frikë nga mosbindja…

Next Post

Grisi fletën e votimit dhe tentoi të thyejë kutinë, arrestohet një person në Kamzë

droni

droni

Next Post
Tensionet në KZAZ-në e Kamzës, policia ndërhyn me gazlotsjellës

Grisi fletën e votimit dhe tentoi të thyejë kutinë, arrestohet një person në Kamzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.