Edhe në Pogradec ka patur probleme me votimet monopartiake. Nga raportimet e fundit, mësohet se në disa qendra votimi nuk ka filluar ende votimi.
Janë 20 qendra votimi të pahapura ende, ndërsa shkaku mësohet të jetë terheqja e komisionervë nga procesi.
Burimet bëjnë me dije se pritet ti zëvendësojnë këta komisionerë, ndërsa në pjesën tjetër qytetarët kanë votuar.
Bashkia Pogradec në një prononcim të fundit, ditën e djeshme, dënoi fort arrestimin e punonjësve të saj, të cilët po kryenin detyrën me sigurimin e shkollave.











