Për kreun aktual të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu procesi i sotëm i votimit është antikushtetues, dhe nuk do të certifikohet nga ndërkombëtarët.
I pyetur nëse do t’ia lirojë zyrën kandidatit për kryetar bashkie Rakip Sulit, ai u shpreh:
“Nuk besoj që certifikohen këto zgjedhje. Janë disa hallka së pari strukturat ndërkombëtare, gjykata kushtetuese, ka plot argumenta, ajo cfarë është më zyrtare, vetëm me vota të lira e konkurencë të pastër duhet të fitohet.
Zgjedhje monopartiake në shkelje të hapur të kushtetutës”.











