Një incident i shëmtuar është shënuar në Durrës, ku është dhunuar në mënyrë kafshërore një fëmijë.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Katundin e Ri, ku bëhet me dije se një fëmijë që bërtiste Rama ik është dhunuar nga administratori i njesisë, përfaqësues i PS-së.

Personi ështe është identifikuar si Shaban Tafa, dhe vetë ai pretendon se është dhunuar nga ana e demokratëve, pas incidentit të ndodhur me fëmijën e mitur. Sakaq mësohet se në Katundin e Ri tensionet kanë qenë të shumta, dhe është thyer dhe kutia e votimit.
Tafa tha se qëllimi i tij është të largonte fëmijët nga qëndra e votimit.











