• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Strategjia e frikesimit, Prokuroria ka arrestuar 75 persona me akuza per votimet

droni by droni
29 June, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Protestuesit nuk lëkunden, Bardhi: Dollapi u rrëmbye nga policia
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Te pakten 75 persona janë arrestuar dhe ndaluar në Tiranë,Kavajë, Fier, Elbasan, Shkodër, Dibër, Mat, Pogradec dhe Tropojë, për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.

Si pjese e strategiise se frikes projektuar nga qeveria edhe Prokuroria e Përgjithshme, ka publikuar shifrat bazuar në informacionet e administruara nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Po kështu janë proceduar penalisht 12 persona të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2 (dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

Procedimi penal nr. 1183 datë 14.06.2019, me 7(shtatë) persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar respektivisht nga nenet 262, 293, 325 e 25 të Kodit Penal,

Procedimi penal nr. 1250 datë 26.06.2019, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal  me 1 (një) person nën hetim;

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

–              Procedimi penal i vitit 2019 për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pronës” e parashikuar nga neni 152/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Për këtë procedim janë arrestuar 5(pesë) persona, ndërsa 2 (dy) persona janë ndaluar me iniciativë nga policia gjyqësore. Sa ju përket masave të sigurimit, rezulton se 4 (katër) janë me masë sigurimi “arrest në burg”,  2 (dy) me masë sigurimi “arrest shtëpie”, dhe 1 (një) person me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”.

–              Procedimi penal nr. 983 i vitit 2019 i regjistruar për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) persona. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

–              Procedimi penal nr. 987 viti 2019 i regjistruar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal, dhe “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal. Nuk ka akoma persona nën hetim.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë më datë 19.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr.91, në ngarkim të 7 (shtatë) personave të arrestuar në flagrancë dhe 2 (dy) personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” parashikuar nga nenet 326/a/2, 236, 262 të Kodit Penal. Lidhur me masat e sigurimit rezulton se për 3 (tre) prej tyre është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” me afat 20 ditor për 3 (tre) persona masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe për 3 (tre) persona, masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, më datë 20.06.2019,  mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 (një) procedim penal,  nr. 92 në ngarkim të 10 (dhjetë) personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 326/a/1, 236/2, 262/1 dhe 274 të Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat aktualisht, po hetohen 2 (dy)  persona me masë sigurimi “Arrest në burg” me afat 30 ditor; 4 (katër) persona me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe 4 (katër) persona me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar më datë 20.06.2019 1 (një) procedim penal, nr.243, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150, 25 i Kodit Penal, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/2 i Kodit Penal. Në referim të ngjarjes nga shërbimet e policisë janë arrestuar 8 (tetë) persona për të cilët u vendosën masat e sigurimit si më poshtë; për 4(katër) persona masa e sigurimit “arrest me burg”, 2 (dy) persona me masë sigurimi “arrest në shtëpi” dhe 2 (dy) persona me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 2 (dy) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar nga neni 325 e 25 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 326 dhe 236/2 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1(një) procedim penal në ngarkim të 4 (katër) personave, 3 (tre) të arrestuar në flagrancë dhe 1(një) i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Gjirokastër, Durrës, Berat, Lushnjë, Krujë, Sarandë, Kurbin, Pukë dhe Vlorë, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penalelidhur me  veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.

Tags: 30 qershoriarrestimeprokuroria
Previous Post

Horoskopi, 30 qershor 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Policia masakron gazetarin, Lleshaj: Vetem e shtyme pak!

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Qytetarët kundër zgjedhjeve moniste, cfarë po ndodh në Diber, Burrel, Klos dhe Bulqizë

Policia masakron gazetarin, Lleshaj: Vetem e shtyme pak!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.