Partia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të zhvilluar në orën 20:00 mitingun përmbyllës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Mësohet se shtabi elektoral ka vendosur përgjatë “Lungomares” 10.000 karrige, duke synuar arritjen e një pjesëmarrjeje më të madhe krahasuar me mitingun përfundimtar të socialistëve për zgjedhjet qendrore të vitit 2017.
Në qarkun e Vlorës, PS-ja ka emeruar kryetar bashkie serish Dritan Lelin pavaresisht ee atje ka vendosur kandidature simulante “Bindja”.
Ndërkaq, dega lokale e Partisë Demokratike ka informuar se është duke u përgatitur për mbajtjen e një proteste pranë perimetrit të zonës, ku socialistët do të finalizojnë fushatën e tyre elektorale.












