Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Zef Hila. Vendimi është firmosur pak momente më parë nga Rama.
Kryeministri e ka komunikuar vendimin vetë në rrjetet sociale shkarkimin e Zef Hilës, duke paralajmëruar edhe ndjekjen penale të tij.
“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”, – shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka cilësuar antikushtetues vendimin, duke kërkuar të imponojnë paligjshmëri.












