Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga data 30 Qershor, ndonëse në pjesën më të madhe, shqiptarët e kanë treguar hapur se do të bojkotojnë zgjedhjet, duke i quajtur jo të drejta.
Së fundmi, dhe mediat e huaja po shkruajnë për situatën në Shqipëri, duke nisur nga protestat e deri tek përgjimet, e së fundmi tek zgjedhjet monopartiake.
“Zgjedhjet imagjinare” të Edi Ramës e titullon shkrimin e tij Courrier des Balkans, një media franceze që ndjek Europën Juglindore.
Pasi ka theksuar situatën me kandidatë monopartiakë, dekretin presidencial që anullon zgjedhjet dhe anullimin e monitorimit nga Këshilli i Europës media franceze ngre pyetjen nëse Shqiperia po kthehet në monopartizëm.
Courrier des Balkans ironizon se Rama “sheh kudo komplote” pasi paraqet padinë e çuditshme të tij kundër gazetës Bild e gazetarit Tiede.












