Një tjetër trup i pajetë është gjetur në det. Peshkarexhet e peshkimit kanë gjetur trupin e pajetë të 18 vjecarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E.M. I riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.
Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcave RENEA, por kërkimet nuk dhanë rezultat. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.
Ky rast shënon të disatën herë që në det ndodhin incidente të tilla fatale, ndërkohe që është kërkuar të rriten masat e sigurisë në plazhe.












