Pas atij të Lezhës policia ka kallëzuar kreun e Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, i cili është nga radhët e Partisë Demokratike.
E gjitha kjo, të krijon idenë se policia e ka marrë me radhë, duke dënuar kryetarët, në mënyrë që të mos lejojë protestat e tyre ndaj zgjedhjeve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të dhunshme’”, njofton policia.
Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.












