Deputetja e PD Albana Vokshi përmes një postimi në facebook ka thënë se Shqipëria gjatë qeverisjes se Edi Ramës rënditet vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve.
Ajo theksoi se nëse nuk e ndalim kryeministrin sot , Shqipëria do të zbrazet.
Postimi I plotë:
26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s sipas Eurostat. Shqipëria gjatë qeverisjes se Edi Rama rënditet vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat.
Nëse nuk e ndalim sot Edi Ramen, Shqipëria do të zbrazet! Ky është plani i Edi Ramës: Largimi i shqiptarëve të ndershëm dhe dorëzimi i Shqipërisë dhe pasurive të saj krimit dhe oligarkëve.
Është koha të jemi të gjithë bashkë. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët e tij, duhet të largohen, jo shqiptarët. Boll më me Shqipërinë që duan ato. Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.











