Një aksident i rëndë ka sjellë plagosjen e tre personave mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, është bërë shoqërimi i drejtuesit të automjetit, pasi humbi kontrollin e makines duke shkaktuar aksidentin.
NJOFTIMI
Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











