Kreu i PD-së së Sarandës, Hariz Mema është shoqëruar në polici një ditë pas protestave kundër kryeministrit Edi Rama në Sarandë.
Shoqërimi i tij vjen pas ndalimit dhe të ish-kryetarit të komunës së Lazaratit, Dasho Aliko dhe sekretari i PD në Gjirokastër, Spartak Drasa, pasi bashkë me persona të tjerë tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.
Më 22 qershor qytetarë dhe mbështetës të opozitës e pritën me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë. Dhjetra persona ishin grumbulluar në pedonalen e qytetit, aty ku kryeministri Rama prezantonte kandidatin për kryetar bashkie, Adrian Gurma. Ndërsa pati edhe prezencë të shtuar të forcave të policisë.











