• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha thekson per REL: Ska negociata me Ramen, zgjidhja e krizes pas burgosjes se qeveritareve mafioze

droni by droni
23 June, 2019
in Kryesore, Politika
0
Basha lëshon “bombën”: Arta Marku fsheh përgjimet që perfshijnë Gjiknurin e Dakon me krimin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha tha ne nje interviste per Evropen e Lire se 30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe me 1 kandidat. Në 30 qershor ka një tentativë të nje partie të kriminalizuar, që ka braktisur interesin publik dhe që i shërben vetëm karriges, pushtetit dhe pasurimit të kupolës së saj.

 

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, Shqipëria ndodhet në një ngërç politik. Cili është vizioni dhekompromisi juaj për daljen nga kjo krizë?

Lulzim Basha: Kriza politike ka 3 dimensione. Ka kapjen e të gjitha pushteteve në një dorë, pra, autokracinë. Të gjitha pushtetet janë në dorën e njënjeriu, qeveria, parlamenti, drejtësia, mediat janë tëkapura nga i njëjti pushtet. Ekonomia ështëmonopolizuar dhe është në duar të këtij pushteti. Publikimet më të fundit të gazetës prestigjiozegjermane Bild, tregojnë se jo vetëm kemi kapjen e shtetit nga krimi, por kemi shkrirjen në një të  partisënë pushtet, qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojëthjesht nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndomtëpolitike me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketëzgjidhje të kësaj krize pa drejtësi dhe pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që, së bashku, kanë asgjesuarprocesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanëdevijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhuarthemelet e kësaj krize – një parlament ilegjitim, njëqeveri ilegjiime, të dalë jo nga vota e qytetarëve, pornga diktati i krimit të organizuar, me paratë e drogësdhe të krimit dhe që, si rezultat, vazhdon të mbetetpeng i interesave kriminale dhe private, në vend qët’i shërbejë interesave publike.

Radio Europa e Lirë: pse mendoni se bojkotimi i zgjedhjeve, por edhe bojkotimi i mandateve nëKuvend është zgjidhja e duhur për Shqipërinë?

Lulzim Basha: Ne përfunduam së qeni një fasadë e një Kuvendi tashmë të faktuar si produkt i diktatit tëkrimit. Provuam për afro dy vite, që brenda këtijKuvendi të bënim reformat e duhura për tëshkatërruar këtë lidhje midis politikës dhe krimit, këtë shkrirje në një të pushteti me krimin. E nisëmme komisione hetimore parlamentare për rolin e politikanëve kryesorë në vend në kthimin e Shqipërisë në një bazë të krimit e të drogës dhekomisionet, së pari u refuzuan, pastaj u sabotuan, ndonëse Kushtetuta e thotë qartë se është e drejta e opozitës të ketë hetime të tilla parlamentare. Ne vumë re që, përmes kapjes së prokurorisë, pushteti, qeveria arriti jo thjesht t’i ngadalësonte, por, praktikisht, t’i stoponte investigimet, hetimet e dosjes339/1 dhe dosjes 184, që janë vjedhja e zgjedhjevenë Dibër dhe vjedhja e zgjedhjeve 2017 ngafunksionarët më të lartë të PS në bashkëpunim me krimin. Vendimi ynë, padyshim, i paprecedentë, u zbulua të ishte vendimi i vërtetë, sepse tashmë gjithëbota e ka parë se parlamenti shqiptar, qeveriashqiptare nuk janë produkt i votës së popullit, porjanë produkt i shkrirjes në një të qeverisë, partisë nëpushtet dhe krimit të organizuar.

Radio Europa e Lirë: Bashkësia ndërkombëtare nëShqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me dialog. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka ftuar përdialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftese të tillë?

Lulzim Basha: Ftesat për dialog që bëhen sa për sy e faqe apo akoma më keq, për propagandë nuk janeftesa por janë përpjekje për t’i hedhur hi syvenjerezve. Në krizën aktuale në Shqipëri është qartë se shkaktari kryesor është zoti Rama, i cili, përpushtetin e tij ka lidhur një pakt me krimin, çkafaktohet edhe nga këto dosje hetimore, 339, 184. Disa gjëra dalin qartë nga këto dosje hetimore,megjithëse pak minuta janë zbardhur. E para, që nëShqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë e kudo, rrjetet kriminale janë bashkuar me PS për të vjedhurzgjedhjet. Së dyti që vjedhja e zgjedhjeve është bërëme të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me presionin ndaj administratëspublike, me përdorimin e Policisë së  Shtetit. Pra, janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhemanipuluar zgjedhjet. Së treti, që në këtë proces kaqenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore, e gjithëadministrata shtetërore, pra, nga kryeministri tekministrat, tek deputetët, tek zëvendësministrat përsa i përkët kupolës politike, nga drejtorët e administratës, drejtorët e policisë, tek polici i thjeshtë, tek mësuesi i thjeshtë, që kërcënoheshin me bukën e gojës, nësenuk shërbenin si kamikazë politikë, si militantë, përtë vjedhur apo për të marrë e për të blerë vota per partinë në pushtet. Së katërti, është e qartë se në këtëndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit ë organziuar ngaimerlalët, bajrët, shullazët me shokë deri tekkriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh në këtëpërpjekje të PS për të marrë pushtetin nëpërmjetshitblerjes së votës, intimidimit të votuesve dhepërdorimit të resurseve shtetërore. Pra, ajo që nemësuam nga Bild-i, radiografia që Bild-i i bëriprocesit zgjedhor në Shqipëri, është që nuk kemi tëbëjmë më thjesht me një shtet të kapur nga krimi, kemi të bëjmë me një shtet të shkrirë në një me krimin e organizuar. Ndaj, asgjë nuk do ta zgjidhëkëtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave, qofshinkriminelë të rrugës apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jothjesht për opozitën, po në qoftë se nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë tjetër akomamë të thellë. 

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, megjithatë, edhepse presidenti i vendit e anuloi realisht datën e zgjedhjeve, partia Socialiste instiston se do t’i mbajëzgjedhjet. Cili do të jetë reagimi i PartisëDemokratike?

Lulzim Basha: Për ne është fare e qartë, 30 qershorinuk është një datë zgjedhjesh. Votime ka edhe nëKorenë e Veriut, për liri dhe demokraci flet edheMaduro i Venezuelës. Procese farsë mban edheBerdinmuhamedovi i Turkmenistanit. Po këto nukjanë standarde perëndimore. Nuk mund të ketëzgjedhje pa opozitën. Nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat. Çfarë zgjedhjeje është ajo,  kur ti ke njëkandidat? Kjo na kthen pas në kohën e sundimit tëdiktaturës së Enver Hoxhës. Nuk bëhet fjalë për njëproces zgjedhor, nuk ka zgjedhje me 30 qershor, kanjë tentativë të një partie të kriminalizuar nga njëkupolë njerëzish që e kanë braktisur interesin publikprej kohësh, kanë braktisur edhe interesin e socialistëve të thjeshtë dhe që i shërbejnë vetëmkarriges, pushtetit pra dhe pasurimit të tyre dhe përkëtë interes, janë në bashkëpunim të ngushtë me njëgrusht kriminelësh dhe një grusht oligarkëshgrabitqarë. Është një kupolë njerëzish që kanë shtënënë dorë gjithçka në këtë vend, pushtetin, pasuritë, buxhetin, drejtësinë, institucionet, mediat dhe duanqë, përmes një procesi farsë zgjedhor, të kapin edhepushtetin lokal, pra të kapin të gjitha pushtetet. Dilema është fare e qartë, zgjidhja është fare e qartë, ose do të pranojmë Shqipërinë e atyre, një grushtinjerëzish që kontrollon dhe ka gjithçka, ose do tëbëjmë çdo përpjekje për Shqipërinë e të gjithëshqiptarëve. Dhe kjo e dyta mund dhe do të kalojëvetëm përmes vlerave dhe parimeve perëndimore tëdemokracisë dhe shtetit të së drejës.

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, si mendoni se do të reflektojë kjo situatë në hapjen e negociatave tëShqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Lulzim Basha: Është e qartë,  ka 3 vjet qëShqipërisë i refuzohet hapja e negociatave, sepse nukpërmbush detyrat. Lufta kundër korrupsionit, luftakundër krimit të organizuar vazhdojnë të mbetenprioritetet kryesore për shtetet anëtare, në të cilatShqipëria nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapapas. Dëshmi e kësaj është edhe vota e parlamentithollandez për t’u rikthyer shqiptarëve regjimin e vizave, diçka që ne, me shumë sakrifica arritëm ta hiqnim në vitin 2010. Tani, akoma pa u mbushur 10 vjet nga ky moment, dhjetori i vitit 2010, e mbajmend shumë mirë, sepse kam qenë ministër i brendshëm, që udhëhiqte procesin e plotësimit tëkushteve për heqjen e vizave, një nga vendet anëtare ka vënë në lëvizje mekanizmin për rikthimin e vizavepër shqiptarët. Pse? Është e qartë, për shkak tëdrogës, për shkak të krimit, për shkak të korrupsionit, të bërë njësh me qeverisjen në Shqipëri. Evropa nukështë raciste, Evropa nuk është kundër shqiptarëve, Evropa është kundër drogës. Evropa nuk ështëkundër qytetarëve, është kundër qeveritarëve tëkorruptuar. Ndaj, rruga për të hapur negociatat ështëe qartë dhe e thjeshtë: nuk shkohet në Evropa pa u sjellë si evropianë. Nuk shkohet në Evropë pa respektuar themelet e bashkëjetesës demokratike evropiane, zgjedhje të lira e të ndershme, njëstandard dhe jo dy standarde në drejtësi, pra ligji i barabartë për të gjithë, fund pandëshkueshmërisë sëpolitikanëve. Këto janë vlerat për të cilat qendronEvropa, këto janë vlerat për të cilat lufton Partia Demokratike, opozita dhe aleanca më e madhe e qytetarëve që vendi ka njohur, do të thoja që prej vitit1992. 

Tags: lulzim basha interviste
Previous Post

Rama niset drejt Permetit, opozita proteste ne rruget e qytetit

Next Post

Rama i sinqerte ne Permet: “Pergjimet e bejne Shqiperine te duket me bisht”

droni

droni

Next Post
Rama i sinqerte ne Permet: “Pergjimet e bejne Shqiperine te duket me bisht”

Rama i sinqerte ne Permet: “Pergjimet e bejne Shqiperine te duket me bisht”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.