Kërkesës për të anuluar zgjedhjet, i është bashkuar dhe Partia Demokratike në Shijak, e cila së fundmi i është drejtuar dhe KZAZ-së.
Partia Demokratike, dega Shijak i ka dërguar letër KZAZ dhe kryetarit të bashkisë Shijak, duke kërkuar që të ndalet procesi zgjedhor, duke respektuar dekretin e Presidentit Meta ku thuhet qartë se zgjedhje në 30 Qershor nuk ka.
“Ndalni procesin zgjedhor, zbatoni dekretin e Presidentit per anullimin e zgjedhjeve me 30 qershor”,-thuhet në letër.
Letër KZAZ-së i dërgoi më herët dhe kryetari i ri i PD në Lushnjë. (kliko ketu).













