Përplasje ka patur dhe në Kamzë, ndërsa është përdorur dhe gaz lotsjellës. Tensionet janë shënuar në KZAZ nr 27 në Kamëz pranë shkollës “Ibrahim Rugova”.
Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës për të qetësuar mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët kërkonin lirimin e ambjenteve nga materialet zgjedhore.
Nga përdorimi i gazit lotsjellës, një polic i Bashkisë Kamëz ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në spital.
Kamza është një nga disa Bashki, të cilat kanë kërkuar të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta.
Në Shkodër, Tropojë e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.












